Donikë Dobruna është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Donikë Dobruna ka diplomuar në Fakultetin Juridik, në Kolegjin Iliria në vitin 2013. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2014, ndërsa praktikën profesionale një vjeçare e ka mbajtur në vitin 2013 në zyrën e avokatit Ibrahim Dobruna. Nga muaji nëntor i vitit 2014 ka punuar si avokate në Prishtinë. Më 21.01.2019 Donikë Dobruna është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni për Çështje civile, pozitë të cilën ende e mban.