Labinot Zeka
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Labinot Zeka është Gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Labinot Zeka ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2006, kurse ndërsa studimet postdiplomike në drejtimin Juridiko-Civil i ka përfunduar në vitin 2013 në Universitetin e Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2017 dhe në të njëjtin vit e ka përfunduar edhe provimin për përmbarues privat. Nga viti 2008 ka punuar në Korporatën Energjetike të Kosovës sh.a. (nga viti 2013 në Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike sh.a.). Me 21.01.2019 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Civile, pozitë të cilën ende e mban.