Shpresa Veselaj
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Shpresa Veselaj është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Veseli ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1988. Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2003.
Nga viti 1989-1990 ka punuar profesoreshë e lëndëve juridike në Gjimnazin QAMO “Jeta e Re” në Suharekë. Nga viti 1992-1994 ka punuar Sekretare e Degës së KMDLNJ-së në Suharekë. Prej vitit 1994-1995 gjyqtarja Veseli ka qenë Sekretare e shkollës në SHF “Shkendija” në Suharekë, ndërsa gjatë periudhës 1999-2001 ka punuar si Këshilltare juridike në NRC-CRP (Këshilli Norvegjez për refugjatë, në projektin për të drejtat civile). Në vitet nga 2001-2017 ka punuar si juriste në Departamentin ligjor të AKM-së dhe AKP-së. Më 31.07.2017 Shpresa Veselaj është dekretuar Gjyqtare ne Gjykatën Themelore ne Prishtine, pozitë të cilën ende e mban.