Rexhep Gashi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Rexhep Gashi është gjyqtar në Departamentin për Çështje Administrative - Divizioni Fiskal në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Rexhep Gashi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2007. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet master në drejtim penal në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe ka marrë titullin Master i Shkencave Juridiko - Penale. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016. Nga viti 2010 ka punuar në Administratën Tatimore të Kosovës si inspektor hetues i tatimeve në Njësinë e Hetimeve Tatimore pastaj edhe si zyrtar ligjor në Zyrën Ligjore në ATK. Me datë 31.07.2017 është emëruar gjyqtar Gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga data 01.11.2018 është caktuar gjyqtar në Departamentin për Çështje Administrative - Divizioni Fiskal, pozitë të cilën ende e mban.