Lutfi Shala
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Lutfi Shala është gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Lutfi Shala ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2005. Në vitin 2006 ka vazhduar studimet post diplomike në drejtimin Juridiko-Penal, Provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010. Nga viti 2006/2007 ka ndjekur Praktikën Profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prizren. Në vitin 2012 ka përfunduar programin fillestar për Arsimim Ligjor dhe kalimin e provimit përgatitor për Gjyqtar dhe Prokurorë. Nga viti 2009 deri 2011 ka punuar në Qeverinë e Kosovës / Ministria e Punëve të Jashtme. Me 31.08.2012 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Malishevë. Me ristrukturimin e sistemit gjyqësor nga data 01.01 2013 e deri më datë 01.05.2018 ka ushtruar detyrën e Gjyqtarit në Departamentin e Përgjithshëm/Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Gjakovë Dega Malishevë. Nga data 02.05.2018 me Vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës është transferuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë Departamenti për Krime të Rënda. Në janar të vitit 2021 është përzgjedhur gjyqtar në Departamentin Special, pozitë të cilën vazhdon ta ushtrojë.