Jeton Krasniqi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në degën në Gllogoc të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Jeton Krasniqi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2005. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2013, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur nga viti 2007 deri në vitin 2008. Nga viti 2014 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Gllogoc. Me 31.07.2017, Jeton Krasniqi është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Gllogoc, pozitë të cilën ende e mban.