Medie Bytyqi
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Medie Bytyçi është gjyqtare në Departamentin Për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Medie Bytyçi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2007. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2012 ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur nga viti 2008-2009 në Prokurorinë e Qarkut, tani Prokuroria Themelore në Prishtinë. Gjatë periudhës 2013-2017 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Medie Bytyçi është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Divizioni për Çështje Penale më 31.07.2017, e cila ka punuar deri në janar të vitit 2021 dhe nga kjo periudhë është caktuar gjyqtare në Departamentin Për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë.