Fatime Dermaku
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Fatime Dërmaku, është gjyqtare në Departamentin e për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Dërmaku ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2012. Ka mbaruar studimet post-diplomike në vitn 2011 dhe ka marr titullin Master i Shkencave Juridike-Civile. Aktualisht është në punim e sipër të temës së doktoratës pranë Universitetit të Prishtinë. Në vitin 2011, ka punuar në Kolegji “ILIRIA” në Prishtinë, në pozitën juriste- ku e ka udhëhequr zyrën ligjore të këtij kolegji. Në periudhën kohore 2011-2012, ka punuar në programin e USAID-it, Checchi and Company Consulting, Inc./USAID/SEAD Program in Kosovo (BRI), në strategjinë për zvogëlimin e lëndve të vjetëruara në Gjykatat e Kosovës. Në peiurdhën kohore 2013-2016, ka qenë bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Në Dhjetor 2016, është emëruar Prokurorre e Shtetit, në Prokurorinë Themelore të Pejës, ndërsa më 31 korrik 2017, është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka punuar në këtë departament deri në shtator të vitit 2020. Nga shtatori i vitit 2020 është caktuar gjyqtare në Departamentin për Krime të Rënda, pozitë të cilën ende e mban.
Përveç gjuhës shqipe, flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe atë serbe.