Sabit Sadikaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Sabit Sadikaj është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Sadikaj ka diplomuar në vitin 2003 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2011, ndërsa në vitin 2009 përfundoi studimet posdiplomike Master të drejtës financiare. Sadikaj nga viti 2006 deri në vitin 2011 punoi Zyrtar i Lartë i Prokurimit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, duke vazhduar punën si bashkëpunëtor profesional deri në vitin 2012 në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Më pas nga viti 2012 deri në vitin 2015 Sadikaj ka punuar si Drejtor në Departamentin e Prokurimit në Ministrinë e Drejtësisë. Nga muaji maj i vitit 2015 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm Divizioni për Kundërvajtje Dega në Istog, ndërsa nga muaji qershor 2017 është caktuar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Kundërvajtje, kurse nga muaj shtator 2020 është caktuar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal, ndërsa në vitin 2022 është caktuar si gjyqtar përgjegjës i Departamentit të Përgjithshëm - Divizioni Penal, të cilën pozitë e mban ende.