Musa Konxheli
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Musa Konxheli është gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Musa Konxheli ka diplomuar në vitin 1990 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2005. Ka punuar si sekretar në në disa shkolla fillore të Komunës së Ferizajt në periudhën prej 1990 deri në vitin 2004. Në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Shtërpcë është emëruar si gjyqtar nga viti 2004 deri në vitin 2007. Ndërsa në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Kaçanik ka punuar si gjyqtar nga viti 2007 deri në vitin 2010, për të vazhduar më pas si gjyqtar në Divizionin Penal në Gjykatën Komunale të Ferizajt nga viti 2010 ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga janari i vitit 2013 Musa Konxheli, u emërua gjyqtar në departamentin e përgjithshëm, divizioni penal të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndërkaq nga shtatori i vitit 2014 ka kaluar si gjyqtar në departamentin për krime të rënda ku ka punuar në këtë departament deri në korrik të vitit 2019. Në korrik të vitit 2019 është caktuar gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.