Arben Hoti
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Arben Hoti është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Unversiteti i Prishtinës në vitin 2007. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010. Praktikën profesionale e mbajti në periudhën e viteve 2008-2009 pranë Odës së Avokatëve të Kosovës,poashtu praktikën e mbajti edhe në Gjykatën Komunale në Prishtinë prej vitit 2009 deri në vitin 2010. Në periudhën gusht 2012 deri dhjetor 2012 ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Ferizaj,gjithashtu në periudhën e viteve 2013-2015 ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Penal. Nga 01.06.2015 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar deri në muajin Janar 2016. Nga muaji janar 2016 deri në korrik të vitit 2019 ka punuar gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda, ndërsa nga muaji korrik i vitit 2019 deri në dhjetor 2020 ka punuar në Departamentin Special të kësaj gjykate. Me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në muajin dhjetor të vitit 2020 është caktuar ushtrues detyre i kryetarit të Gjykytës Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën e ka mbajtur deri me datë 23 qershor 2021. Gjyqtari Arben Hoti është gjyqtar në Departamentin Special, pozitë të cilën ende e mban.