Lumnije Krasniqi
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Lumnije Krasniqi është gjyqtare në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Krasniqi ka diplomuar në Fakultetin Juridik,Universiteti i Prishtinës në vitin 1991. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2006. Nga viti 2006 deri në vitin 2007 ka punuar në Shoqatën e Gjykatësve të Kosovës si drejtoreshë ekzekutive,gjithashtu ajo ushtroi detyrën e bashkëpuntores profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në vitin 2008. Nga viti 2009 deri në vitin 2011 ka punuar si zyrtare ligjore në Agjencinë Kosovare të Privatizimit ,ndërkaq nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka ushtruar detyrën si Koordinatore e Programit në Institutin Gjyqësor të Kosovës .Me 19.05.2015 është emëruar gjyqtare në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë e cila ka punuar deri në muajin korrik 2016. Nga viti 2016 deri në vitin 2017 ka qëndruar në SHBA ku ka përfunduar Master i së Drejtës në të Drejtën Amerikane në Universitetin Wake Forest University në SHBA. Gjyqtarja Krasniqi në muajin maj 2017 është caktuar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni për Çëshje Penale e cila ka punuar dei në shtator 2021, ndërsa nga shtatori 2021 është caktuar gjyqtare në Departamentin për të Mitur, pozitë të cilën ende e mban.