Agim Kuçi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Agim Kuçi është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Kuçi ka diplomuar në Fakultetin Juridik,Universiteti i Prishtinës në vitin 2006. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2011, ndërsa praktikën profesionale e mbajti nga viti 2011-2012 në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Nga viti 2012 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Me 19.05.2015 Agim Kuçi është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Divizioni për Çështje Penale, ndërsa nga muaji gusht 2020 është caktuar gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda, pozitë të cilën ende e mban.