Lirije Maksutaj
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Lirije Maksutaj është gjyqtare në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë . Gjyqtarja Maksutaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2002. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2011. Nga viti 2000 deri në vitin 2008 ka punuar në Qendrën për Punë Sociale në Istog ,pranë Organit të Kujdestarisë në Shërbime Sociale dhe Familjare. Ndërkaq nga viti 2008 deri në vitin 2009 ka punuar si zyrtare për Mbrojtje të Viktimave të Dhunës ,Trafikimit dhe Krimeve Seksuale. Gjithashtu nga viti 2011-2013 ka udhëhequr referatin për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në familje në MPMS/DMS/DSHS. Në periudhën prej 2013-2015 kalon në Gjykatën e Apelit në pozitën e bashkëpuntores profesionale. Më 19.05.2015 Lirije Maksutaj është emëruar gjyqtare në Departamentin për Çështje Administative në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.