Albina Shabani Rama
Kryetare - Gjykata Themelore Prishtinë
Albina Shabani Rama është Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Shabani-Rama ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2013. Nga viti 2005 e deri në vitin 2013 ka punuar në Policinë e Kosovës si zyrtare e lartë për Ankesa pastaj edhe Zëvëndës Kryesuese e Komisionit për Ankesa dhe Shpërblime në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Gjyqtarja Shabani-Rama ka mbaruar studimet post-diplomike në vitn 2008 dhe ka marr titullin Master i Shkencave Juridike-Penale. Gjithashtu ka punuar edhe si Inspektore Gjyqësore në Zyrën e Prokurorit Disiplinor nga viti 2013 deri në vitin 2015. Me 19.05.2015 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar punën në këtë Departament deri me 30.06.2016. Nga 01.07.2016 është caktuar gjyqtare në Departamentin për të Mitur ku ka punuar deri në qershor të vitit 2019. Në korrik të vitit 2019 është caktuar gjyqtare në Departamentin Special, pozitë të cilën e ka vazhduar deri me datë 23 qershor 2021, pasi që me vendim të Këshillit Gjyqësorit të Kosovës me datë 23 qershor 2021 është zgjedhur Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë.