Minir Hoti
Gjyqtar Mbikëqyrës - Dega në Podujeve
Minir Hoti është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Podujevë. Gjyqtari Hoti ka diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2010. Në periudhën prej vitit 2002 deri në vitin 2004 ka punuar si Polic Hetues në Policinë e Kosovës ndërsa në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2010 ka punuar si Udhëheqës i Asistencës Sociale në Podujevë. Me datë 08.06.2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga 01.01.2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Podujevë, pozitë të cilën ende e mban.