Selman Salihi
Gjyqtar - Dega në Lipjan
Selman Salihi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë -Dega në Lipjan. Gjyqtari Salihi ka në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1986, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Praktikën profesionale e mbajti në periudhën e viteve prej 1989 - 1990, ndërsa në periudhën 2001 - 2003 ka punuar administrator në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Lipjan. Me datë 04.12.2003 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Lipjan ku dhe punoi deri me datën 21.10.2010. Nga 01.01.2013 Selman Salihi është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Lipjan, pozitë të cilën ende e mban.