Valbona Musliu-Selimaj
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Valbona Musliu-Selimaj është gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Selimaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik ,Universiteti i Prishtinës në vitin 2002, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004. Nga viti 2003 deri 2004 ajo ushtroi detyrën e praktikantës në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ndërsa nga viti 2004 deri 2012 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë. Në vitin 2012 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Me 01 janar 2013 Selimaj është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar punën në këtë departament deri me datë 24 maj 2015. Me 25 maj 2015 është caktuar gjyqtare në Departamentin për Krime të Rënda të cilën pozitë e ka ushtruar deri në korrik të vitit 2019. Në korrik 2019 është caktuar gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.