Suzana Çerkini
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Suzana Çerkini është gjyqtare në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Çerkini ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1986, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Nga viti 1992 deri në 1994 ajo ushtroi detyrën e Përfaqësueses ligjore në Kompaninë Private Tiki Niti Comerc, ndërsa nga viti 1999 deri më 2000 ka ushtruar detyrën si Zyrtare ligjore së UNMIK-ut. Më 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë. Me 01.01.2013 Çerkini është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar këtë pozitë deri në Janar 2016 . Nga Janari 2016 është caktuar gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda pozitë të cilën e ka mbajtur deri në janar 2021 kur është përzgjedhur gjyqtare në Departamentin Special, të cilën vazhdon ta ushtron ende.