Rustem Begolli
Gjyqtar - Dega në Graçanicë
Rrustem Begolli është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Dega në Graçanicë. Gjyqtari Begolli ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2006, ndërsa praktikën profesionale e mbajti te Avokati Kadri Begolli në vitin 2004. Gjithashtu ka punuar edhe si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë prej vitit 2009 deri 2012. Në vitin 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Lipjan ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Me datë 01.01.2013 Begolli është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar punën në këtë Departament deri me 30.06.2016. Nga 01.07.2016 është caktuar gjyqtarë në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale, i cili ka punuar deri në muajin korrik 2020. Nga muaji korrik 2020 është caktuar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Graçanicë, pozitë të cilën ende e mban.