Latif Xhemaili
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Latif Xhemajli është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Xhemajli ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2008, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në KPK “Trafiku Urban”nga viti 1984 deri më 1985. Xhemajli ka punuar si bashkëpunëtor profesional për çështje juridike nga viti 1985 deri më 1989, gjithashtu ka punuar edhe si Drejtor i Përgjithshëm në KPK “Trafiku Urban” prej 1999 deri në vitin 2006. Nga viti 2009 deri më 2012 ka punuar në komisionin e pavarur për media, ndërsa në vitin 2012 Xhemajli është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Me 01.01.2013 Latif Xhemajli është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.