Elife Uka
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Elife Uka është gjyqtare në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Uka ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1988, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Nga viti 1990 deri në vitin 2000 ajo ushtroi detyrën si referent juridik në Ndërmarrjen Tregtare “Gërmia” Prishtinë, ndërsa nga viti 2003 deri më 2012 ka ushtruar detyrën si bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Më 01.01.2013 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan. Me 01.03.2013 Elife Uka është emëruar gjyqtare në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.