Anita Nikçi - Morina
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Anita Nikqi-Morina është gjyqtare në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Morina ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2003, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2010. Nga viti 2004 deri në vitin 2008 ka ushtruar detyrën si zyrtare e lartë e seksionit të protokollit në Zyrën e Kryeministrit, ndërsa nga viti 2008 deri më 2011 ka ushtruar detyrën si zyrtare e lartë për NATO në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më 2012 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë. Me 01.01.2013 Anita Nikqi-Morina është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga korriku i vitit 2017 është caktuar gjyqtare në Departamentin për Çështje Administrative dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.