Ibrahim Maloku
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Ibrahim Maloku është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Maloku ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2015. Në vitin 2017 ka përfunduar studimet e nivelit master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin civil. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2017, ndërsa provimin e noterisë e ka përfunduar në vitin 2019. Nga viti 2014 deri në vitin 2015 ka kryer praktikën në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë periudhës korrik - dhjetor 2015 ka kryer praktikën në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë si dhe gjatë periudhës janar - prill 2016 ka kryer praktikën në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Nga viti 2016 deri në vitin 2020 ka punuar zyrtar ligjor në projektin e USAID ‘Justice System Strengthening Program’ ndërsa nga viti 2020 deri në vitin 2022 ka punuar bashkëpunëtor profesional në zyre të avokatisë.
Në vitin 2022 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizoni Civil në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.