Avdirrahman Gashi është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Lipjan. Gashi ka diplomuar në Fakultetin Juridik,Universiteti i Prishtinës në vitin 2002, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2006. Nga viti 2004 deri në vitin 2007 ka punuar si referent dhe më pas në vitin 2010 u zgjodh kryetar i Gjykatës Komunale në Lipjan .Pozitën e Mbikqyrësit në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Lipjan e mori me datën 22 Korrik 2013 dhe këtë pozitë e ka mbajtur deri në muajin mars 2021.