Binak Duqi
Gjyqtar - Dega në Podujeve
Binak Duqi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega Podujevë. Gjyqtari Duqi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1987. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 1990 në Zagreb,ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Gjakovë dhe në Gjykatën e Qarkut në Bjellovar - Kroaci në vitin 1987 deri në vitin 1990. Duqi gjithashtu ka punuar edhe si Avokat në vitin 1991 në Gjakovë. Gjithashtu ka qenë drejtor i Administratës së Përgjithshme prej vitit 1999 deri 2000 në Gjakovë ,ndërsa në periudhën e viteve 2005 deri në vitin 2009 ka kenë avokat i kompanisë KS "Dardani" dhe drejtor i përgjithshëm .Në vitin 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Dega në Podujevë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Me 01.01.2013 Binak Duqi është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega Podujevë , pozitë të cilën ende e mban.