Elheme Jashari
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Elheme Jashari është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Kundërvajtjes në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Jashari ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1988, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2006. Nga viti 1989 deri në vitin 2012 ushtroi detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Podujevë. Më 28.08.2012 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje Podujevë,ndërsa me 01.01.2013 Elheme Jashari është emëruar gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Podujevë. Në korrik të vitit 2019 është caktuar gjyqtare në departamentin për të Mitur të Gjykatës Themelore në Prishtinë ku ka punuar deri në shtator 2021, ndërsa nga shtatori 2021 është caktuar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni për Kundërvajtje, pozitë të cilën ende vazhdon ta mbajë.