Gazmend Bahtiri
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Gazmend Bahtiri është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Bahtiri ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2007, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010.Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Prishtinë në vitin 2007/2008, ndërsa ka punuar zyrtar për çertifikim të subjekteve politike në KQZ në vitin 2009.Gjithashtu ka punuar si bashkëpuntorë profesional në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë në periudhën e viteve 2011 deri 2012.Ndërkaq në vitin 2012 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë. Pozitën e Mbikqyrësit në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë e mori me datën 22 korrik 2013, të cilën e ka mbajtur deri në tetor të vitit 2021. Në mars të vitit 2022 është caktuar gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.