Liridona Ajeti Kajtazi
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Liridona Ajeti Kajtazi është gjyqtare në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Liridona Ajeti Kajtazi ka diplomuar në Fakultetin Juridik –Universiteti Shtetëror i Tetovës në vitin 2007, kurse më datën 18.05.2009 nga MASHT me vendim i njihet grada universitare “Jurist i Diplomuar”, e fituar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, si e barasvlershme me gradën universitare “Jurist i Diplomuar” e cila merret në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasdiplomike ka mbaruar në vitin 2011 në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës dhe mori gradën Master i Shkencave Juridike – Civile. Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2017 në Prishtinë. Nga data 01.04.2009 deri me datën 30.09.2009 ka punuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Departamenti i Punës dhe Punësimit si Zyrtare për Planifikim, Dizajnim dhe Monitorim të Projekteve dhe Programeve për Nxitjen e Punësimit. Nga data 01.10.2009 e deri me 31.12.2009, ka punuar si Shefe e Sektorit për Planifikim dhe Zhvillim të Programeve (MPMS), kurse nga data 01.01.2010 deri më 16.08.2017 ka punuar si Zyrtare e Lartë për Planifikim dhe Zhvillim të Programeve
(MPMS), për të vazhduar si Zyrtare e Lartë Ligjore nga data 17.08.2017 deri me datën 21.01.2019, pranë Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës ( MPMS). Gjatë periudhës 2009 e në vazhdim e njëjta ka qenë në vazhdimësi e emëruar në Komisione dhe Grupe punuese në përpilimin e akteve ligjore dhe nën-ligjore dhe nëdisa komisione ndërministrore dhe qeveritare nga fushë veprimtaria e aftësimit profesional dhe punësimit. Po ashtu, ka përfunduar shumë trajnime profesionale në fusha të caktuara në vend dhe jashtë vendit. Më 21.01.2019 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin për Çështje Administrative, pozitë të cilën ende e mban.