Eroll Gashi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Eroll Gashi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2008. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2013, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur nga viti 2009 deri më 2010. Nga viti 2013 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Më 21.01.2019, Eroll Gashi është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë,në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal pozitë të cilën ende e mban.