Ilire Vitija
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Ilire Vitija është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Civile të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Ilire Vitija ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në qershor të vitit 2014 ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në prill të vitit 2017. Gjyqtarja Ilire Vitija ka filluar punën e saj profesionale në firmën ligjore Pallaska&Associates L.L.C. në nëntor të vitit 2014 në pozitën e bashkëpunëtores ligjore deri në maj të vitit 2017, pastaj në pozitën e bashkëpunëtores së lartë ligjore në po të njëjtën firmë deri më 18 janar 2019. Më 21 janar 2019 Ilire Vitija është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm,Divizioni për Çështje Civile, pozitë të cilën ende e mban.