Rezarta Sylejmani Voca
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Rezarta Sylejmani Voca është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Rezarta Sylejmani Voca ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2005. Studimet master në drejtimin Civil në Fakultetin Juridik - Universitetit i Prishtinës i përfundoi në vitin 2007 kurse provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2011. Praktikën profesionale e ka mbajtur nga korriku i vitit 2006 deri në tetor të vitit 2007 në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës kurse nga tetori i vitit 2007 deri në janar të vitit 2009 ka punuar si zyrtare ligjore në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Nga janari i vitit 2009 deri në janar të vitit 2019 ka punuar si zyrtare ligjore ne Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Më 21.01.2019 Rezarta Sylejmani Voca është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.