Edita Çanta
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
![Edita Çanta](/../wp-content/uploads/judges/9750_Edita Canta.jpg)
Edita Çanta është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Edita Çanta ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2008. Në vitin 2013 mbaroi studimet postdiplomike master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe mori titullin master e shkencave juridiko-penale. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar me datë 13.01.2017. Nga 2010 deri në vitin 2013 ka punuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si zyrtare administrative, ndërsa nga viti 2013 në pozitën e Zyrtares së Lartë Ligjore deri me 21.01.2019 në të njëjtin institucion. Me 21.01.2019 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Divizioni Penal, pozitë të cilën ende e mban.