Nexhat Qallapeku
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Nexhat Qallapeku është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Nexhat Qallapeku ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, kurse në vitin 2013, po në këtë universitet, ka kryer studimet postdiplomike – master në Drejtimin Juridik – Financiar. Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2017. Ka punuar në Policinë e Kosovës në pozitën Zyrtar i Personelit (12.09.2005 deri më 02.11.2008), Zyrtar i Lartë në Financa (03.11.2008 deri më 24.05.2009) dhe në pozitën Auditor i Brendshëm (nga data 25.05.2009 deri më 20.01.2019). Më 21.01.2019 Nexhat Qallapeku është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.