Ngadhnjim Arrni
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Ngadhnjim Arrni është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Arrni ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2014. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur në periudhën e viteve 2014-2015 në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga viti 2016 deri më 2017 ka punuar si zyrtar ligjor në Gjykatën Themelore në Prishtinë përmes programit të USAID - CLE. Gjithashtu në periudhën 2018-2019 ka punuar si Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Me datë 21.01.2019 Ngadhnjim Arrni është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.