Donikë Shala Abdyli
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Donikë Shala Abdyli është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, ndërsa studimet master (LLM) i ka kryer në vitin 2010 në Katholieke Universiteit Leuven në Leuven, Belgjikë. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2017. Nga viti 2008 deri me 2009 ka punuar si koordinatore e projektit në OJQ Nisma e të Rinjve për të drejtat e njeriut. Nga 2010 deri në 2012 ka punuar si zyrtare e lartë ligjore në Departamentin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë. Nga nëntori 2012 ka punuar si Udhëheqëse e Divizionit për Hartim dhe Negociim të Marrëveshjeve Ndërkombëtare Juridike, në Ministrinë e Drejtësisë dhe po ashtu ka funksionuar si pikë kontakti për Kosovë e Rrjetin Gjyqësor Evropian (EJN) deri me 21.01.2019 kur është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, pozitë të cilën ende e mban.