Përparim Zeka
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Përparim Zeka është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Zeka ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2013. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2015, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur nga viti 2013 në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë deri në vitin 2014. Nga viti 2014 deri në vitin 2015 ka punuar si bashkëpunëtor profesional përmes projektit të USAID - EROL në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga fundi i vitit 2015 deri në gjysmën e vitit 2016 ka punuar si Specialist Ligjor në bankën Raiffeisen në Prishtinë. Prej vitit 2016 deri në vitin 2017 ka punuar si zyrtar ligjor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përmes projektit të USAID – JSSP. Nga viti 2017 deri me datë 20.01.2019, ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë. Me 21.01.2019 Përparim Zeka është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Divizioni për Çështje Civile, të cilën pozitë ende e mban.