Egzon Mujaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Egzon Mujaj është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Egzon Mujaj, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2014. Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur në periudhën e viteve 2014-2015 në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga viti 2015 deri në vitin 2016, ka punuar bashkëpunëtor profesionale në zyrën e Avokatit Bajram Mujaj, ndërsa nga viti 2016 deri në vitin 2018 ka punuar si avokat në Pejë. Me datë 21.01.2019 Egzon Mujaj, është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Civil, pozitë të cilën ende e mban.