Kreshnik Kaçiu
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Kreshnik Kaçiu është gjyqtar në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Kaçiu ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2011, ndërsa studimet Master (LL.M.) i ka përfunduar në Universitetin e Maastrichtit në Holandë në vitin 2012. Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016. Gjyqtari Kaçiu gjithashtu ka përfunduar studimet themelore në drejtimin Shkenca Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Për më tepër, Gjyqtari Kaçiu është autor i disa punimeve shkencore në lëminë juridike, trajner i çertifikuar i Institutit të Kosovës për Administratë Publike si dhe pjesëmarrës në dhjetëra trajnime e konferenca me karakter kryesisht ndërkombëtar. Nga janari deri në maj të vitit 2013, gjyqtari Kaçiu ka punuar si Zyrtar i Lartë për Legjislacion të BE-së në Departamentin Ligjor, nga qershori 2013 deri në prill 2018 ka punuar si Inspektor në Agjencinë e Regjistrimit Civil si dhe nga maji 2018 e deri në janar 2019 ka ushtruar funksionin e Zyrtarit të Lartë për Integrim Evropian në Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, të gjitha këto funksione në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me datë 21.01.2019 është emëruar gjyqtar nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Nga Presidentja e Republikës së Kosovës me datë 10 janar 2022 është emëruar gjyqtar me mandat të përhershëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti për Çështje Administrative, detyrë të cilën e ushtron ende.