Adnan Kamberi është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Kamberi ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2011, ndërsa studimet postdiplomike ne drejtimin “Juridik Penal” i ka përfunduar ne vitin 2014 pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Provimin e jurisprudencëse ka përfunduar në vitin 2016. Nga viti 2010 ka punuar ne Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Me 21.01.2019 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, pozitë të cilën ende e mban.