Avni Syla
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Avni Syla është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Avni Syla ka diplomuar në Fakultetin Juridik -Universiteti i Prishtinës në vitin 2004. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2014. Praktikën profesionale e mbajti në vitin 2005/2006 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Nga muaji shkurt 2007 deri në muajin nëntor të vitit 2010 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme fillimisht si Zyrtar i lartë për çështje kriminale e më pas në Departamentin Ligjor të kësaj ministrie. Nga periudha e muajit nëntor e vitit 2010 e deri në muajin korrik të vitit 2017 ka punuar në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji, Agjenci e Pavarur e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ndërkaq më 31.07.2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale dhe këtë pozitë e ka mbajtur deri në janar të vitit 2021. Në janar 2021 është caktuar gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda, pozitë të cilën ende e mban.