Adnan Isufi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Adnan Isufi është gjyqtar në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Isufi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2004. Në vitin 2012 ka magjistruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin penal, kurse provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2015. Ka të kryer disa specializime jashtë vendit në fushën e drejtësisë penale dhe drejtave të njeriut. Nga viti 2000 deri në vitin 2006 ka punuar në Misionin e Kombeve të Bashkuara-Departamenti i Drejtësisë-Divisioni Penal , poashtu në Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nga viti 2006 deri në vitin 2010. Nga viti 2010 deri në vitin 2017 ka punuar këshilltar ligjor në Gjykatën Supreme të Kosovës për Misionin Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë. Në vitin 2017 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - d ivizioni për cështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga muaji gusht i ivitit 2020 është caktuar gjyqtar në Departamentin për të Mitur, pozitë të cilën ende e mban.