Anita Krasniqi-Prenaj
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Anita Krasniqi-Prenaj është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Krasniqi-Prenaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik , Universiteti i Prishtinës në vitin 2002, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2004. Nga viti 2003 deri në vitin 2004 mbajti praktikën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ndërkaq nga viti 2004 deri më 2010 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Më 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Me 01.01.2013 Anita Krasniqi-Prenaj u emërua gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.