Arton Fazliu
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Arton Fazliu është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Dega në Podujevë. Gjyqtari Arton Fazliu ka diplomuar në Fakultetin Juridik - Universiteti i Prishtinës në vitin 2009, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2011. Praktikën profesionale e ka mbajtur nga viti 2010 deri në 2011. Nga viti 2011-2013 ka punuar si zyrtar ligjor në Agjencionin Kosovar të Pronave. Nga viti 2013 deri në emërimin si gjyqtar ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Me 31.07.2017 Arton Fazliu është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Divizioni për Çështje Civile, pozitë të cilën e ka mbajtur deri me transferimin e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Dega në Podujevë.