Kushtrim Shyti është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Kushtrim Shyti ka diplomuar në Fakultetin Juridik- Universiteti i Prishtinës në vitin 2007, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016. Para emërimit në pozitën si gjyqtar ka punuar në institucione të ndryshme të administratës publike. Me datë 31.07.2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Divizioni për Çështje Penale,i cili ka punuar deri në janar të vitit 2021, ndërsa nga janari 2021 është caktuar gjyqtar në departamentin për Krime të Rënda, pozitë të cilën ende e mban.