Hysni Ismaili është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Hysni Ismaili ka diplomuar në Fakultetin Juridik- Universiteti i Prishtinës në vitin 2006. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2012, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur nga viti 2011-2012 në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Nga viti 2013 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Apelit në Prishtinë. Me 31.07.2017 Hysni Ismaili është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Divizioni për Çështje Civile, pozitë të cilën ende e mban.