Blerim Beshtica është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2005, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka kryer në vitin 2015. Nga viti 2009 deri në korrik të vitit 2017 ka punuar zyrtar ligjor në Drejtorinë Kadastër Gjeodezi dhe Pronë të Komunës së Gjilanit. Në fillim të muajit gusht të vitit 2017 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Themelore të Gjilanit.