Valon Kurtaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Valon Kurtaj është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kurtaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2003, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007. Praktikën profesionale e kreu gjatë vitit 2004 tek Avokat Hylki Kurtaj në Gjykatën e Qarkut në Prizren, ndërsa në vitin 2013 i përfundoi studimet e Masterit në Wake Forest University në Karolinë të Veriut në SHBA. Ai punoi si Këshilltar Ligjor në Rodeco Consulting Gmbh/GTZ, në Prokredit Bankë në Prizren dhe në Prokurorinë e Qarkut në Prizren, EULEX nga viti 2004 deri në vitin 2011. Punën si gjyqtar e filloi në vitin 2012 në Gjykatën Komunale në Prizren. Nga Janari i vitit 2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore Prizren. Nga janari i vitit 2016 është caktuar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, pozitë të cilën e ka ushtruar deri në korrik të vitit 2019. Në muajin korrik të vitit 2019 është caktuar gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.