Kujtim Krasniqi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Kujtim Krasniqi është gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë .Gjyqtari Krasniqi ka diplomuar në Fakultetin Juridik ,Universiteti i Prishtinës në vitin 2005. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2011. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Malishevë, ndërsa nga viti 2010 deri në vitin 2013 ka qenë mësimdhënës në shkollën e mesme profesionale në Malishevë . Në periudhën e viteve 2013–2015 ka qenë bashkëpunëtorë profesional në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Me 19.05.2015 është emëruar gjyqtarë në Departamentin e Përgjithshëm –Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndërsa nga muaji dhjetor 2020 është caktuar gjyqtar në Departamentin Special, pozitë të cilën ende e mban.