Fatmir Aliu
Gjyqtar - Dega në Podujeve
Fatmir Aliu është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Dega në Podujevë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik,Universiteti i Prishtinës në vitin 1988,ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 1990 në Kroaci. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Karlloc të Kroacisë nga viti 1988-1990. Gjithashtu ka punuar si Kryetar i KZ në Podujevë në periudhën prej vitit 2000 deri më 2002. Në vitin 2000 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë ku dhe punoi deri në vitin 2006. Me 19.05.2015 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë -Dega në Podujevë, pozitë të cilën ende e mban.